Xhemal Pisku, 69 vjeçari dhe nusja e djalit të tij, Edlira Pisku, 34 vjeçe, u goditën për vdekje nga një automjet tip “Toyota” mëngjesin e së shtunës tek Mali i Robit, duke e çuar bilancin e viktimave në 18 të vdekur në tre javët e para të muajit shkurt. BalkanWeb ka mundur të sigurojë fotot e dy viktimave.

durres-aksidenti-ne-golem-34-vejcarja
Edlira Pisku
durres-aksidenti-ne-golem-vjerri-i-34-vejcares
Xhemal Pisku

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatal mëngjesin e së shtunës, shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pak orë pak aksidentit tragjik, u mësua se kush ishte drejtuesi i “Toyota”-s që i përplasi.

Ndonëse fillimisht policia deklaroi që drejtuesja e mjetit ishte një femër, një burim pranë policisë së Kavajës konfirmoi për gazetaren Klodjana Haxhiaj dhe “BalkanWeb” se ngjarja ishte krejt ndryshe.

Sipas tij, vajza e identifikuar si Ilda Parroj nuk ka qënë drejtuese, por e dashura e shkaktarit të aksidentit tragjik, shtetasit Halil Koka 40-vjeç. Ky i fundit madje është edhe pa patentë, pasi i ishte hequr pak ditë më parë nga policia.

Ky i fundit, siç thotë i njëjti burim, i ka kërkuar të dashurës të marrë fajin me pretendimin se do ta ndihmonte. Por dëshmitë e marra nga policia e Kavajës në vendngjarje tregonin tjetër gjë.

Dëshmitarët i kishin thënë policisë se ishte një mashkull ai që drejtonte makinën. Pas dyshimeve, policia i shoqëroi të dy të rinjtë në komisarit dhe i mori në pyetje për disa orë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb