Ministri i Arsimit në Francë, Jean-Michel Blanquer, tha se masa, e cila u diskutua në manifestin zgjedhor të Presidentit Emmanuel Macron, do të nxiste fëmijët të luajnë jashtë gjatë pushimeve dhe në mesditë, dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e sulmit kibernetik.
“Këto ditë fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, ata janë vetëm në telefonat e tyre dhe nga pikëpamja arsimore kjo është një problem”, tha Blanquer.
“Është e rëndësishme që fëmijët nën moshën shtatë vjeç nuk janë para këtyre ekraneve”.
Nxënësit tashmë janë ndaluar të përdorin telefonat e tyre në klasë, por kufizimet e reja gjithashtu do t’i pengojnë që t’i marrin ata në pushim, drekë dhe mes mësimeve.
Blanquer, i cili e përshkroi vendimin e qeverisë si një çështje e “shëndetit publik”, pranoi se praktikat e ndalimit nuk ishin përpunuar, por sugjeroi që shkollat të mund të siguronin dollapët për fëmijët për t’i mbajtur ato gjatë ditës.
(BalkanWeb)
