LEZHE- Kandidati Belind Këlliçi ka rezultuar fitues në zgjedhjet e zhvilluara në Lezhë ditën e sotme për kreun e ri të FRPD-së. Në përfundim të votimit Komisioni Zgjedhor shpalli rezultatin ku sipas tij Belind Këlliçi mori 216 vota, duke u renditur i pari, i ndjekur nga Ervin Salianji me 146 dhe Oriela Nebiaj 17 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Kandidati Këlliçi kryeson garën edhe në total, ndërkohë që pritet të zhvillohen edhe 8 raunde nga 20 të tilla në të gjithë vendin.

“Të rinjtë Lezhjanë ashtu si të rinjtë e mbarë Shqipërisë mbështetën po ashtu fuqimisht nisjen pa kthim me 8 dhjetor të protestave për të larguar dyshen Rama-Meta nga pushteti dhe për t’i hapur rrugën një qeverie që punon për qytetarët, që krijon mundësi për punësim dhe zhvillim. Është detyra jonë te vihemi ne krye te kësaj lëvizje për t’i kthyer të rinjve shpresën ne këtë vend. Duke u kthyer te gara për drejtimin e FRPD, të rinjtë Lezhjane me dhanë sot një tjetër besim të madh. U jam përulësisht mirënjohës për çdo votë që më dhanë duke e çuar diferencën në rang kombëtar në 176 vota. Nesër jemi ne Gjirokastër në një tjetër konvente, me energji dhe optimizëm. Përpara”, shprehet Këlliçi.

Gara për kreun e FRPD zhvillohet sipas parimit “një anëtar një votë”, dhe me një debat të hapur midis kandidaturave në garë. Nesër gara e të rinjve demokratë do të vazhdojë në qarkun e Gjirokastrës.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: