Kukësi u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut, një takim ku në rast fitoreje do t’i jepte verilindorëve titullin e parë kampion në historinë e tyre. Pranë skuadrës ndodhet edhe presidenti Safet Gjici, i cili ka ndjekur nga afër stërvitjen e fundit si dhe ka bërë një mbeldhje me futbollistët për t’i motivuar para “finales” ndaj korçarëve.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ai e cilëson përballjen e nesërme si ndeshjen e 5 viteve bashkë, pas gjatë gjithë kësaj kohe është investuar që të arrihet titulli kampion i cili është më pranë se kurrë.

Për ndeshjen ndaj Skënderbeut
“Është ndeshja e 5 viteve bashkë sepse luftojmë për titullin dhe besoj se do të vijë dita që do të korrim suksesin. Është një ndeshje e fortë me një ekip që ka treguar prej 6 vitesh që është kampion. Nuk duhet të kemi presion por skuadra duhet ta vlerësojë shumë këtë ndeshje. Ka ardhur dita që pas 5 vitesh të mbledhim frytet e punës sonë”.

Synimi
“Në futboll janë tre rezultate në lojë, por ne na duhet fitorja dhe do të ishte qershia mbi tortë që ta bënim këtë në Kukës. Besoj që ekipi e ka vlerësuar maksimalisht.
gjici-kukesi-470x313

U bëj thirrje tifozëve të jenë në mbështetje të ekipit. Që mos të ketë probleme asnjë tifoz, biletat janë te pika e shitjes. Kuksianët janë gati për të festuar titullin. Edhe Takaj pretendon për të fituar, por nuk do të përsëritet më që ata ta fitojnë titullin këtu në Kukës. Janë 5 vjet investime pikërisht për të marrë këtë titull”.

Lojtari që mund ta vendosë sfidën
“Nuk mund të përcaktoj asnjë lojtar që do të vendosë, por skuadra është e impenjuar maksimalisht. E rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen, se kush do ta shënojë golin kjo pak rëndësi ka”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: