TIRANË- Gjykata e Tiranes ka kthyer për hetim çështjen e “CEZ”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve. Ai tha se Prokuroria e Tiranes ka dashur të mbyllë hetimet pa thirrur dëshmitarët, ndërsa e konsideroi punën e saj një skandal. Sipas Balles, prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Balla tha se duhet të merren në pyetje Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Hamza Merxhani.

“Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë dhe puna e prokurorisë është një skandal. Duhet të thirren në Gjykate, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Hamza Merxhani. Prokuroria kërkonte mbylljen e çështjes pa thirrur dëshmitarët në gjykatë. Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë, Kastriot Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion. U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: