BRITANI E MADHE – Robbie Williams është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në botë. Përveç jetës prej një artisti, këngëtari ka edhe një jetë private dhe sentimentale, e cila ka qenë shpesh pre e thashethemeve.

PROD-Spice-Girls-Photocall-Greenwich (1)

Këngëtari britanik ka zbuluar një të pathënë deri më tani. Ai ka pohuar se ka fjetur me tre nga pesë vajzat e grupit “Spice Girls”. “Nuk kam shijuar ndonjë romancë me Victori Beckhamin dhe Mel B , por kam fjetur me Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner në të shkuarën”- ka pohuar 43-vjeçari.

Theksojmë se Williams i dha fund beqarisë në vitin 2010 duke u martuar me Ayda Field, ku me të cilën ka dy fëmijë Theodora Rose Williams, Charlton Valentine Williams.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb