Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi i vitit 2018 nga Jorgo Pulla, çfarë kanë parashikuar yjet për Virgjëreshën

horoskop

Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë:
horoskopi

Virgjëresha
Mesa duket ky vit për ju të Virgjëreshës ka shumë surpriza në fushën sentimentale, në ekonomi dhe në karrierë. I keni të gjitha mundësitë për t’ja arritur qëllimit tuaj sidomos në periudhën shkurt deri në 13 mars, kur filloni të mendoni dhe të përfitoni në muajt në vazhdim, por sidomos në muajin gusht deri në 19 shtator ku do të filloni të ngriheni ekonomikisht, një mundësi e mirë kjo për stabilizimin e ekonomisë dhe punës suaj. Kjo është periudha më e mirë për juve të kësaj shenje. Tregoni vendosmëri që të arrini qëllimin tuaj. Nga Maji deri në Tetor do jeni përfitues direkt në ekonomi dhe në punë, sepse do vijnë gjërat në atë drejtim apo në atë lloj mënyre që juve do t’ju interesojë diçka e tillë, por mirë është që të jeni të gatshëm për të realizuar objektivin tuaj në këto drejtime. Nëse vendosni të bëni një investim, duhet ta mendoni mirë, pasi më vonë mund të pendoheni. Nga 17 gushti deri më 13 shtator është një periudhë e mirë për udhëtime jashtë shtetit, planifikimi i një fëmije, apo dhe ikja një herë e mirë në vendin që ju keni menduar më parë, kudo qoftë, pasi kjo periudhë është një periudhë stabilizimi në një vend të ri, në një shtet apo qytet tjetër.

DASHURIA
Në lidhje me anën sentimentale dhe në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me bashkim familjar, është mëse e mundur që t’ju realizohet me sukses në fillim viti, por gjithashtu dhe në fillim të pranverës. Do të keni ndryshime vendbanimi, nuk përjashtohet mundësia të lëvizni edhe jashtë shtetit. Gjatë këtij viti do të mund të stabilizoni dashurinë reale dhe të ngjisni shkallët e suksesit. Mos i humbni shpresat të gjithë ju që doni të krijoni familje. Ky vit është më i mirë dhe me shumë gjasa mund të realizoni martesë të gjithë ju që e prisnit këtë moment. Koha më ideale, apo datat më të favorshme për ju të kësaj shenje vijojnë si më poshtë:
Janari: Datat 10-20 dhe 22-30
Shkurti: Datat 1-11dhe 17-22
Marsi 09-18 dhe 23-25
Prilli 03-11, 17-25 dhe 29
Maji 14-22-dhe 27 me 30
Qershori: Data 1-7 dhe 15-22, si dhe 28 me 30, pak kujdes në shëndet në datat 09-me 11
Korrik: Nga data 1-4, 09-12 dhe 15-22 si dhe 28-30

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në lidhje me karrierën mund të themi se i keni të gjitha mundësitë për t’ja arritur qëllimit tuaj, sepse periudha dhe viti më ideal është pikërisht ky. Mbani mend që ky është viti ku do të ndryshoni shumë gjëra nga jeta e përditshme si në punë, në karrierë dhe në ekonomi. Sidomos me financat, në muajt korrik, shtator, tetor, dhjetor, janë muajt më të përshtatshëm. Sa për investimet e mundshme që mund të keni është mundësia dhe koha e përshtateshme për këto gjëra sidomos nëntor, dhjetor mund të themi se është muaji më super i gjithë vitit për juve të kësaj shenje. Me Jupiterin në shenjën tuaj nga data 8 nëntor e tutje me idealet ju presin si në punë ashtu edhe në ekonomi. Do të mbyllni një cikël të vështirë edhe për sa i përket pasurive të paluajteshme.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Peshores, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

(BalkanWeb)