Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme 11 janar 2017

horoskop

Dashi
Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga ai që keni në krah. Beqarët duhet të dini si të joshin, në mënyrë që t’ia arrijnë qëllimit. Një pjesë do jenë të suksesshëm. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate për aq kohë sa ju të shpenzoni pa u menduar aspak.
Demi
Pozicionimi i Uranit do jetë i keq sot në jetën tuaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Beqarët do mërziten së tepërmi, sepse kërkimi i personit ideal do jetë pa rezultat. Financat nga ana tjetër do jenë më të mira.
Binjakët
Ditë shumë e ngrohtë dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do e shfrytëzoni deri në maksimum dhe do ndiheni të plotësuar. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të krijojnë një lidhje, sepse edhe ashtu si janë ndihen më së miri. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte, në mënyrë që situata të mbetet e qëndrueshme.
Gaforrja
Mos ju qani për çdo gjë partnerit tuaj sot, sepse do e bëni të ndihet keq. Ai nuk është zoti që t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët do kenë një ditë të paqëndrueshme. Në mëngjes do ndihen keq për shkak të refuzimeve që do marrin, ndërsa në mbrëmje do marrin ftesa mbresëlënëse.
Luani
Do tregoheni gjatë gjithë kohës të hapur me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehtë. Marrëdhënia mes jush do jetë e kënaqshme. Beqarët do jenë me fat. Persona intelektualë do ju bëjnë propozime të jashtëzakonshme dhe zemra do ju rrahë fort. Me financat duhet të tregoheni të matur edhe për disa kohë.
Virgjëresha
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe do e keni më të thjeshtë t’i kaloni momentet delikate. Beqarët do jenë shumë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe do ngurrojnë t’i pranojnë ftesat. Në fakt, në këtë mënyrë kanë për të humbur mundësi të shkëlqyera.
Peshorja
Do jeni kritikë ndaj vetes suaj gjatë gjithë kësaj dite dhe do i kërkoni falje partnerit për gabimet e bëra. Ai jo vetëm që do ju falë, por do ju mbajë më afër se kurrë më parë. Dashuria mes jush nuk ka kufij. Beqarët do kenë veçse disa takime kalimtare, asgjë më shumë se aq. Gjendja e financave nuk do jetë shumë e mirë.
Akrepi
Gjëra të jashtëzakonshme do ndodhin sot në jetën tuaj në çift. Do zbuloni të tjera tipare të partnerit, të cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më shumë pasion. Beqarët do parapëlqejnë edhe aventurat, mjafton që të mos qëndrojnë të vetmuar. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe, sidomos nëse gjendja ka qenë e trazuar kohët e fundit.
Shigjetari
Do jeni shumë xhelozë gjatë kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Mundohuni t’i vini vetes fre, sepse përndryshe mund të arrini edhe në ndonjë ndarje. Beqarët nuk duhet të tregohen të nxituar, sepse gabimet mund të sjellin goxha pasoja. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar.
Bricjapi
Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Tregohuni shumë të matur me ato që do thoni, nëse nuk doni që gjërat të përfundojnë keq. Beqarët ka rrezik të përballen me zhgënjime të mëdha, kështu që sërish do mbeten vetëm. Në planin financiar gjithçka do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni të ardhurat.
Ujori
Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë normale dhe aspak problematike. Në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë darkë romantike. Ju beqarët nuk duhet t’u besoni plotësisht atyre që do ju joshin, sepse disa janë ekspertë të gënjeshtrave. Do vuani më vonë nëse nxitoheni. Në planin financiar, situata do ndërlikohet edhe më tepër për shkak të shpenzimeve të detyruara.
Peshqit
Sot nuk do ketë pasion të zjarrtë ndërmjet jush dhe partnerit, por gjithsesi marrëdhënia në çift do mbetet e qëndrueshme. Mundohuni të respektoni lirinë dhe të drejtat e tjetrit. Beqarët do joshin të gjithë personat që do u duken interesantë, por do jenë të pafat. Gjendja e financave do jetë më e mirë se disa ditë më parë.


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.