Dashi
Urani do të jetë pengesë për Hënën tek Bricjapi dhe kështu do të lë lëvizni pak me vështirësi. Ndërkaq, nuk do t’ju mungojë rezistenca dhe pozitiviteti. Do të merrni në dorë një çështje që ka ngecur dhe do t’i jepni zgjidhje me një ndërhyrje të zgjuar dhe të ekuilibruar.
Demi
Të mbështetur nga Hëna tek Bricjapi, dita do të jetë ogurmirë në profesion dhe nismat personale. Mund të mbështeteni tek ide të qarta. Çfarëdolloj propozimi që të bëni, do të ecë përpara për të pasur sukses. Më në fund kishte ardhur koha!
Binjakët
Me Saturnin kundra, dashuria do t’ju godasë në mënyrë të parrezistueshme, thellësisht, ndoshta edhe pak në mënyrë të mistershme, por e sigurt që do të jetë një përvojë e këndshme. Në punë bëni bilancin dhe verifikoni nëse jeni duke bërë atë që doni. Kërkoni gjithmonë për më mirë.
Gaforrja
Duhet të përballeni me një ndryshim të paparashikuar, që ndoshta në një moment të dytë do të dalë se është më fitimprurës nga sa e mendonit. Duke qenë shumë të
ndjeshëm, do të doni të rrethoheni nga gjëra dhe persona që ju kujtojnë kohë të kaluara.
Luani
Nëse Venusi tek Dashi ju jep sharm, Marsi do t’ju dhurojë energji dhe reflekse si fizike, ashtu edhe mendore. Pra, jeni në formë të shkëlqyer! Do të shfrytëzoni mundësitë që ju janë dhënë papritmas nga Urani me ritme sa më të shpejta.
Virgjëresha
Hëna tek Bricjapi krijon një premisë të shkëlqyer për anën profesionale. Intuitat e çastit do të bashkohen me aftësinë për të konkretizuar projektet. Do të vëzhgoni me vëmendje sjelljen e një personi që kërkon t’ju bëjë të besoni diçka që nuk është e vërtetë.
Peshorja
Pozicionimi i Jupiterit ndaj Hënës tek Bricjapi bën që sot të mos jeni në humor shumë të mirë dhe pak të shpërqendruar. Prandaj, mos u nxitoni dhe veproni me qetësi. Do të duhet pak kohë para se të zgjidhen të gjitha.
Akrepi
Merrini vendimet duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur reagimet gjaknxehta. Duhet patjetër të tregoheni të kujdesshëm. Nëse do t’ia lejoni, një familjar do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë. Mos e linë t’ju ikë kjo mundësi.
Shigjetari
Falë Saturnit në qiellin tuaj, angazhimet sot do t’i shihni më shumë si kënaqësi se sa si punë. Do t’i zgjidhni çështjet e përditshmërisë me efikasitet për t’u pasur zili. Në çështjet e dashurisë do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.
Bricjapi
Strategjitë komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do të jenë më efikase se një linjë veprimi konkret, e qartë dhe e saktë. Me Venusin dhe Marsin armiqësor, qëndroni larg flirtimeve, që i bëni thjesht për inat.
Ujori
Nëse në punë dikush do t’ju impononte këndvështrimin e vet pa marrë parasysh kërkesat tuaja, mos qëndroni të heshtur, ngrini zërin! Do të jeni konstruktiv dhe entuziast, falë Mërkurit që do të marrë inkurajimet e nevojshme nga Saturni.
Peshqit
Do të nxiteni të bashkoni idetë dhe energjitë me ato të personave që janë në të njëjtën lartësi mendimesh me ju. Do të arrini shumë lart. Në fushën e dashurisë keni shumë mundësi, merreni në konsideratë, nuk do të pendoheni. Periudhë e shkëlqyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb