Ky vit ka nisur shumë i mendueshëm për ju. Jeni ende duke bërë një bilanc të gjithçkaje që shkoi me vitin që lamë pas dhe ditët e para e gjeni veten të mbyllur në tipin tuaj. Përfitoni sa më shumë nga këto reflektime dhe fillojeni siç doni ju këtë vit. Mendohet të jetë një vit vendimesh për ju. Përgjegjësitë tuaja i mbani në planin e parë dhe mos lejoni asnjëherë të dilni jashtë atyre që projektoni.

Demi
Mundohuni ta shikoni gjysmën e gotës plot ju të lindurit në shenjën e Demit. E ndjeni veten disi të lodhur dhe pikërisht këtë nuk duhet t’ia lejoni vetes. Nisni me energji dhe pozitivitet gjithçka. Plane të ndryshme presin për ju dhe ju duhet një strategji e mirë.

Binjakët
Zgjedhja e objektivave pikë me pikë do jetë qëllimi juaj për këtë vit, që sapo ka ardhur. Shmangni gjërat që ju pengojnë në lumturin tuaj dhe fitoni sa më shumë kohë për veten dhe partnerin. Plani financiar është ende herët për t’u përcaktuar, por gjithsesi tregohuni të matur në çdo kohë.

Gaforrja
Fillim i bukur ka qenë ky vit për Gaforret, sepse kam gjetur qetësinë pranë njerëzve më të dashur. Mos u tregoni kokëfortë në ambientin e punës, sepse çdo gjë do të shkojë sipas planit tuaj dhe do kuptoni që ka ardhur vërtetë momenti juaj në vendimmarrje. Zgjidhni miqtë më të ngushtë që të ndani çdo gjë tuajën, sepse këshillat do ju duhen gjatë.

Luani
Hëna në shenjën tuaj do ju bëjë të jeni më të qetë dhe të sigurt në vetvete për shumë vendime që ju presin. Vendosni një rregull dhe përmbajuni parimeve me të cilat keni ecur deri tani. Tregoni kujdes në përzgjedhjen e njerëzve që do t’ju qëndrojnë pranë, sepse ndoshta disa prej tyre nuk janë ashtu si ju i mendoni.

Virgjëresha
Vëmendja e këtij viti për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës është në dashuri dhe në qetësinë e familjes së tyre. Do ndiheni të kënaqur dhe të vlerësuar nga meritat që do ju jepen nga puna juaj vitin që lamë pas dhe ky është një fillim shumë i mirë për ju. Bëni një bilanc të financave dhe hiqni shpenzimet e panevojshme.

Peshorja
Dikush mund të përpiqet t’ju pengojë në punët tuaja, por nuk do ketë sukses. Zemërgjerësia juaj do jetë mbi gjithçka dhe kjo nuk do lejojë të ketë pengesa në asnjë drejtim për ju. Qetësia që reflektoni do i lërë pa fjalë dhe ata njerëz që përpiqen t’ju pengojnë. Vazhdoni planet tuaja dhe mos u kushtoni rëndësi asgjëje që nuk doni.

Akrepi
Keni shumë dëshira dhe plane për këtë vit të ri dhe ajo që ne ju këshillojmë është t’i merrni hap pas hapi të gjitha dhe të mos nxitoni në përzgjedhje. Logjika dhe syri juaj kritik nuk do lejojë që asgjë të kalojë përtej asaj që ju prisni. Fillimi mbarë, gjysma e punës dhe pikërisht kështu është dhe ky fillim për ju.

Shigjetari
Aftësia juaj për të drejtuar do jetë më e dukshme në projektet dhe planet e reja që doni të arrini. Familja do jetë me ju në çdo hap tuajin dhe kjo do jua lehtësojë disi vështirësitë që mund të hasni. Ruani po këto energji dhe dëshirë për të vazhduar, sepse do t’ju duhen për më tej. Kaloni çdo mërzitje dhe paqartësi.

Bricjapi
Ju Bricjapët nuk keni nevojë për ndryshime, sepse e dini më mirë se kushdo tjetër që gjithçka që doni e keni në mendje dhe e arrini me punën tuaj. Ky vit pritet i qetë, por edhe me disa luhatje herë pas here, ndaj është në dorën tuaj që të stabilizoni çdo gjë. Partnerin e keni mbështetjen më të madhe dhe ky është një shtysë shumë e fortë për ju.

Ujori
Kalimi i yjeve dhe Hënës në shenjën tuaj është një ogur i mirë për ju Ujorë. Kjo tregon miqësi të mira dhe njohje të rejë në favorin tuaj dhe të punës suaj. Familja, partneri dhe njerëzit tuaj më të afërt janë në planin tuaj primar dhe kjo do mbetet e pandryshuar. Buzëqeshni sa më shumë dhe merrni me pozitivitet çdo gjë, do kuptoni që gjithçka do shkojë më së miri.

Peshqit
Ajo çka ju ka penguar disi në vitin lamë pas ka qenë mungesa e përqendrimit për shkak të ngarkesave që keni marrë mbi vete. Bëjini një premtim vetes që këtë fillim dhe vazhdim viti kjo nuk do jetë më pengesë për ju. Detyra e parë është të qartësoni veten dhe objektivat tuaja dhe më pas të veproni. Financat nuk janë në gjendje fort të mirë, por as në lëkundje shumë të madhe jo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb