Dashi

Do keni konflikte te forta sot me personin qe keni ne krah dhe kjo do ju mërzitë pa mase. Nuk do ndiheni mire dhe mund te mbylleni ne vetvete. Beqaret do kenë një dite intensive. Nuk do mungojnë aspak takimet, megjithatë ata ende nuk do jene gati për te hedhur hapa te mëdha.

Demi
Dite goxha e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Mbrëmja do jete plot ngjyra. Financat do mbeten te ekuilibruara për aq kohe sa ju t’i menaxhoni si duhet paratë qe keni.

Binjaket

Do kaloni momente te këndshme pranë atij qe dashuroni ne diten e sotme. Disa mund te fillojnë edhe ndonjë projekt te përbashkët. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për ta arritur atë qe dëshirojnë. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e ëndërruar.

Gaforja
Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do jeni gati te bëni çfarëdo lloj sakrifice. Nuk e kishin menduar ndonjëherë këtë gjë, por ja qe gjithçka mund te ndodhe ne jete. Gjendja e financave do jete e renduar, prandaj mos harxhoni pa kriter.

Luani
Dite mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar prandaj nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Situata financiare do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Kini durim dhe tregohuni sa me te organizuar.Kalojeni mbremjen prane familjes.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni dëshiruar. Cështjet financiare do i mbani gjithë kohës ne vëmendje prandaj nuk pritet asnjë problem. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.
Lejojani vetes shijimin e nje darke jashte me miq.

Peshorja
Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Përgatituni shpirtërisht sepse shume gjera kane për t’iu ndryshuar. Do ju duhet pak durim por gjerat do te ecin me se miri. Situata financiare do jene me te mira sesa mendonit. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë.

Akrepi
Ne diten e sotme do kaloni momente shume te këndshme pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jete te shumta. Për beqaret jo vetëm qe do vijnë dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te veçanta. Përfitoni nga kjo dite.Dilni argetohuni, pasi asnjeher nuk i dihet se ku mund ta takoni te duhurin.

Shigjetari
Tregohuni me tolerante sot ne jetën tuaj ne çift dhe merrini gjerat me optimizëm. Do ndiheni edhe vete me mire. Jepini liri partnerit tuaj, qe te fitoni dhe ju lirine tuaj, mos harroni qe gjerat jane reciproke ne cfare do lloj mardhenie.Te ardhurat do jene te kenaqshme. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Bricjapi
Ndryshime te papritura do te tronditin pak te përditshmen e jetës suaj. Qëndroni te vëmendshëm sepse këto ndryshime mund te jene edhe ne favorin tuaj. Tregohuni te matur dhe flisni pak dhe sakte! Do jeni shume te zotet ne bërjen e marrëveshjeve për te përmirësuar buxhetin. Është momenti i duhur edhe për shpenzimet e menduara.

Ujori
Do jeni shpeshherë me nerva gjate gjithë kësaj dite, prandja ju keshilloj te qetesoheni per pak minuta, duke shijuar nje kafe vetem, do ju beje mjat mire dhe do i ktheheni punes me mjaft zell. Mbremjen kalojeni prane njeriut te zemres, nese ende nuk e keni, qendroni prane familjes, do ju fale qetesine qe ju ka munguar prej kohesh.

Peshqit
Marrëdhënia me koleget ne pune do jete me e mire se zakonisht. Shtoini dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni me se miri problematikat e ndryshme qe keni patur keto kohe. Asnjehere nuk i dilet me te keq, ciltesia eshte nje arme qe e keni prandaj shfrytezojeni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb