KOSOVË- Një hoxhë nga Prizreni, ka thënë në një ligjëratë të tij se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët ne Kosovë dhe pastaj i kanë dhënë toka atyre, duke përzënë serbët.

Sipas hoxhës Irfan Salihu, ateistët intelektualë “shajnë atë mysliman që u ka dhënë hektarë tokë dhe i ka prurë për të jetuar në Kosovë dhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit.

“Shkjau si ka faj, që 100 vjet janë çuar ca ateistë, që i thonë vetes intelektualë, janë çuar dhe thonë, osmanlija na ka faj neve që jemi sot kështu. As Enverin se shajnë, mendojeni vëllezër, as Enver Hoxhën se shajnë, as Titon se shajnë, as Rankoviçin se shajnë, as Milloshevicin se shajnë. E shajnë atë mysliman që u ka dhënë hektarë tokë dhe i ka prurë për të jetuar në Kosovë dhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit. Kanë sunduar shqiptarët në kohën e osmanllive Ballkanin. Pas tyre, masakra të mëdha, një e treta e popullatës u shkatërrua, është vrarë dhe është prerë. Ata që na kanë mbrojt, vetëm se janë myslimanë, çohen ateistët edhe i shajnë. Kryqin se shan askush, Papën se shan askush, Rankoviçin se shan askush, që është bërë sebep me ik dhjetëra, mijëra njerëz tek kush? Sërish kanë shkuar në Turqi. Ta dinin gjyshërit tanë, se janë ata armiqtë tanë s’kishin shkuar atje vëllezër. Kurrë pleqtë nuk na i kanë sharë osmanlinjtë. Gjithmonë librat që janë shkruar në kohë të komunizmit na i kanë sharë dhe ç’është më e keqja kanë manipuluar me historinë. S’ka kishë të serbëve që s’po duan ta bëjnë të shqiptarëve. Çdo send iu ka tek, e jona është. A është kryq, i joni është. Mbreti Kostandin i Kostandinopojës së Stambollit, i joni është. Kisha e Deçanit, e jona është. Statistikat po tregojnë se këtu në vitin 1455 kanë qenë 1% shqiptarë. Më 1389 kur ushtarët osmanlinjtë kanë luftuar këtu, kanë luftuar kundër hungarezëve dhe shkive. E kanë marrë prej shkjaut, ja ku e ke Car Dushanin këtu në Prizren, qytetin e moçëm. Me shekuj kemi ndenjur nën shkijet. E ka marrë prej shkjaut, ta ka lënë në dorë ty…Pse erdhe ti o mysliman të më bësh mysliman me ezan, unë kam pas qejf të jem shkja. Kështu shkau që flet shqip, e thotë llafin”, ka deklaruar ai.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: