Përdoruesit në mbarë botën nuk janë në gjendje të ngarkojnë në profilin e tyre lajme ose foto. Me sa duket një nga platformat më të mëdha sociale, Instagram ka rënë.

Problemet u shfaqën anembanë botës, por shumica e raportimeve vinin nga Evropa, SHBA dhe Japonia, sipas faqes Down Detektor. Ndërsa raportet janë të shpërndara, ato nuk duket se kanë prekur të gjithë përdoruesit.

Ata që kanë hasur probleme të tilla kanë dëshmuar se mund të shohin profilet e njerëzve duke shkuar në faqen e internetit të Instagram.

Ata që kishin probleme u drejtuan te rrjetet e tjera sociale si Tëitter për të kontrolluar nëse aplikacioni ishte thyer. “Kur Instagrami bie ti kontrollon Twitter për të siguruar që ju nuk jeni i vetmi që keni probleme”, shkroi dikush në Twitter, ashtu si qindra të tjerë.

Instagram rrallë ka probleme me shpërndarje kaq të gjerë. Por me qindra miliona përdorues, çdo ndërprerje ka një ndikim të madh.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: