Banka Qendrore Iraniane ka ndaluar përdorimin dhe transaksionet e monedhave kriptografike për të gjitha bankat e vendit, përfshirë Bitcoin lidhur me shqetësimet për aktivitete të jashtëligjshme të pastrimit të parave.

“Bankat, institucionet kredituese dhe bursat e kanë të ndaluar shitjen dhe blerjen e këtyre monedhave,” bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Një ligj i cili ndalon përdorimin e monedhave kriptografike është miratuar në Dhjetor.

Formalisht këtë muaj Irani ndaloi këmbimin e parave jashtë bankave pasi monedha vendase rial ra me shpejtësi.

Presidenti Donald Trump do të vendosë më 12 Maj nëse do të rikthejë sanksionet Amerikane ndaj Teherani, një lëvizje e cila do të ishte goditje e rëndë për paktin mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha në 2015-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: