Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka lëshuar një deklaratë kontroverse para sfidës me Italinë. Shkak është bërë Mario Balotelli i cili sikundër pritej për shkak të ecurisë pozitive është lënë jashtë nga kombëtarja e Italisë.

Di Biaggio nuk e grumbulloi 27-vjeçarin që po shkëlqen me Nice pasi sipas tij nuk mjaftojnë vetëm golat, por edhe sjellja.

“Do të kisha dëshirë të kisha Balotelli-n si lojtar,” shprehet Sampaoli në konferencën për shtyp

“Jemi duke folur për një lojtar të madh, me aftësi dhe pasion për futbollin. Këto janë arsyet pse e admiroj.”

Gjithsesi Smpaoli nuk i ka shpëtuar pyetjes se përse ka lënë jashtë kombëtares lojtarë si Dybala dhe Icardi, që për nga talenti nuk i lënë asgjë mangut Balotelli-t.

“Ne mendonim se Dybala ishte një nga më të mirët e kombëtares, por koha ka kaluar dhe ai nuk ka arritur të përshtatet me idetë e mia. Edhe çështja e Icardi-t është e njëjtë me atë të Dybala. Ai sapo ka shënuar katër gola dhe është konstant çdo fundjavë por kombëtarja dhe Inter ndryshojnë.

“Nuk e përjashtoj grumbullimin e tij por duhet të bëjmë zgjedhjet më të mira për ekipin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb