ITALI- Policia italiane arrestoi një 55-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. ‘La stampa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua në zonën e Alba-s. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fossano, atij iu gjetën 2.5 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.

Mediat italiane raportojnë mes të tjerash se shqiptarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 4500 euro, që dyshohet se vinin nga shitja e drogës.

Po ashtu bëhet e ditur se shqiptari prej kohësh ishte vënë në ndjekje të policisë prej disa ditësh. Tashmë 55-vjeçari ndodhet në burgun e Cuneos në pritje të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb