TIRANE- Prej disa orësh, dhjetëra banorë të zonës së Shkozës janë ulur këmbëkryq mbi urën që mban të njetin emër e protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.

Ndërsa banorët duken të vendosur të mos lëvizin që aty pa marrë më parë sigurinë që do të dëmshpërblehen, protesta ka pasur herë pas here edhe përplasje mes tyre e forcave të policisë.
shkoze 4
shkoze 5
shkoze6
shkoze 7
shkoze 8
shkoze 9
perplasje mes policise dhe banoreve ne shkoze
shkoze 1
shkoze 3
Në një video të siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj për BalkanWeb shfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë me gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat.
Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgon e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk e dëgjojnë që ulëret e të këput shpirtin me fjalët e tij, “Jooo, mos ma merrni babin”.

Shihni videon që nuk do më shumë koment:

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb