TIRANE

Elvis Myrta ka disa fjalë për Gracianon, të cilin nuk ka ndërmend ta falë më, pas ‘Kutisë së Pandorës’ dhe talljes së para pak ditëve, që duket se i vendosi edhe vulën.

Lisi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku ka folur edhe për situatën e fundit të krijuar mes Heidit dhe Romeos për shkak të Gracianos.

E gjitha nisi ndërsa banorët po shikonin natën e parë të “BBV” dhe Graciano dhe Heidi shpërthyen në të qeshura me klipin prezantues të Elvisit. Kjo bëri që Romeo t’u kthehej ashpër Gracianos dhe Heidit, madje duke u mërzitur më shumë me këtë të fundit.

Lisi pranoi se është prekur nga provokimi që Graciano i bëri Heidit, madje rrëfeu se ka qarë së bashku me Romeon.

“Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime. Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin sesa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndier si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë nuk e kam cënuar atë, ky e bëri si skuth. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq,” -u shpreh Lisi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb