TIRANE– Ditët me diell nuk kanë zgjatur shumë, pasi duke nisur sonte në mbrëmje dhe në fundjavë pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare deri sonte në mbrëmje kur vranësirat shtohen në territor. Edhe e shtuna mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri vone në mbrëmje kur priten rrebeshe shiu në veri dhe gradualisht gjatë natës, në të gjithë vendin.

E diela, paraqitet me shira të përkohshëm deri vonë pasdite kur pritet përmirësim gradual i motit në pjesën më të madhe të territorit, por shira afatshkurtër mbeten prezent ne zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm sot dhe të shtunën duke variuar nga 4 ne 27°C, por e diela si pasojë e shirave në vend, sjell rënie me 3- 4°C në gjithë territorin. Era paraqitet problematike gjatë të shtunës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb