Ish-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” dhe “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu tërheq sërish vëmendjen e mediave rozë për shkak të një çmimit që mori në “Dance With Me Albania”. Pikërisht për intrigat dhe prapaskenat e këtij spektakli Xhensila zgjodhi studion e emisionit “Chic” në News 24.
Xhensila-Pere-1-696x381

xhensila-pere-660x330
Ashtu e çlirët dhe pa droje, Xhesila jep edhe një këshillë për të gjithë meshkujt, mes të cilëve ajo shpreson të jetë edhe i duhuri. “Jam si një libër që ia vlej të lexohem”, tha ajo.

Tashmë ka bërë jehonë lajmi i fitores tënde në “Dance With Me” por edhe intriga të atyre që e përfolën fitoren tënde. Çfarë mendimi ke?
Xhensila: Unë punova për ta marrë atë kupë. Kam punuar pa fund me orë të gjata. Në momentin që firmosa kontratën, fokusi ishte tamam tek ai.

Je dobësuar shumë, ku të mbahet shpirti do thoshte ime më?
Xhensila: Eh, mami erdhi posaçërisht nga Pogradeci e më rrinte nga pas… ha pak ha pak…

Linda Rei pati diçka personale me ty?
Xhensila: Përdori emrin tim për të goditur produksionin. Unë dhe si natyrë përpiqem të marr gjërat pozitive ku do shkoj

Çfarë synon në të ardhmen?

Xhensila: Unë dua të bëhem producente si Vera Grabocka. Nuk më pëlqen të jem gjithmonë në skenë, dua të jem pas skenës, më pëlqen të bëj edhe aty gjëra të bukura.

Intrigat janë të thella apo bëhen për audiencë aty tek “Dance With Me”?
Xhensila: Nuk mund të them por di këtë që çdo personazh ka pasur një kontratë, çdo njeri ka pasur marrëdhënien e vetë me produksionin. Unë shkova me dëshirë dhe ashtu kam dalë.

Ke qenë edhe pjesë e BB, të vunë në fokus se guxove të krijosh lidhje e të kryesh marrëdhënie seksuale në sytë e publikut…
Xhensila: Jam tip unë ku ndodhin çudira, është edhe Xhensila (Qesh)

Ke thënë nuk bëhem pishman e do i rikthehesha edhe njëherë gjatë një interviste…
Xhensila: Kam mendimin që më mirë bëj diçka dhe pendohu se sa të pëndohesh për diçka që se bëre kurrë. Janë gabimet e mia, dhe në momentin që janë të tuat ke forcë dhe përgjegjësi për t’i marrë përsipër. Kur kam dalë nga BB, pjesa dërrmuese më shanin e ofendonin.

Familja?
Xhensila: Askush nuk e hedh fëmijën për një veprim të gabuar…unë thjesht ndoqa instiktin tim për sa kohë nuk dëmton të tjerët nuk duhet të kryqëzohesh. Unë ashtu u ndjeva dhe ashtu bëra. Pata totalisht mbështetjen e tyre.

Pra, po thua se vendimet si ke marrë për ambicie, e strategji nga ana jote?
Xhensila: Jo, ka ndodhur në një moment kur ti i harroje kamerat u ndjeva sikur isha në shtëipinë time e po shijoja lidhjen time.

Lidhje që për fat të keq përfundoi…
Xhensila: Po, por një jetë është, ndoshta na pret më e mira në të ardhmen

Po, por meshkujt sot të paragjykojnë…
Xhensila: Nëse do ta ketë problem ky, në të ardhmen do jetë një tjetër që do vlerësojë Xhensilën pjesën e sinqeritetit se sa të marrë një kukull, murgeshë dhe pastaj dalin më pas ato historitë, të paktën Xhesila është një libër që mund të lexohet, pastaj pjesa ime shpirtërore mbetet për tu parë…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: