“BE të pranojë përparimin dhe të japë dritë të gjelbër për bisedimet me Maqedoninë”, ky është rekomandimi i dhënë nga Franz Schausberger, këshilltari special i euro-komisionerit për zgjerim dhe politikës së fqinjësisë së mirë në BE, Johannes Hahn pas arritjes së marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Vlerësimi i Shausberger është se marrëveshja posedon gjëra pozitive për rajonin dhe për të gjithë Evropën.

“Suksesi i marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë tregon dhe konfirmon se BE ka mundësi të luajë rol ndërmjetësues në zgjidhjen e konflikteve pavarësisht nga vështirësitë e mëdha në radhët e veta.

Strategjia e BE-së për zgjerim e vendosur me 5 shkurt të vitit të ardhshëm, sipas Schausberger, tregon dinamikën në vendet e Ballkanit Perëndimor çka nuk duhet nënvlerësuar”, tha Schausberger për gazetën austriake “Prese”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb