BERAT– Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Berat për të çelur konkursin për projektimin e ishullit të Osumit në këtë zonë. Duke u shprehur se për shumë vite ky qytet u la në harresë, kreu i qeverisë premtoi investime dhe transformim të Beratit.

“Ky është një projekt që ka të bëjë jo vetëm me zbukurimin e qytetit, por ka të bëjë me transformimin e Beratit, përmirësimin e infrastrukturës, dhe të nivelit të jetesës së këtij qyteti, pasi transformimi lidhet edhe me ekonominë. Transformimi do të vijojë me intensitet, pasi Berati për shumë vite u la në harresë. Ne në 18 muaj i hapëm rrugë transformimit dhe rilindjes së qyteteve”, tha Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: