KORCE – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit, e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Shtetasi Sh.G, rreth 42 vjeç, u transportua menjëherë në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas dëshmitarëve, ambulanca ka shkuar në vendngjarje me 15 minuta vonesë, edhe pse vendi ku ndodhi incidenti në lagjen nr.14, ka qenë fare pranë spitalit.

Policia raporton se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Korçë

Më datë 13.07.2017, jemi  njoftuar se në lagjen nr 14 në Korçë, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit (urban qyteti) e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në vendngjarje. Shtetasi i dëmtuar u transportua në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb