Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA për përdorimin e “taktikave gangstere” për ta shtyrë atë drejt çarmatimit bërthamor pas një raundi të ri bisedimesh të nivelit të lartë.

Ajo cilësoi qëndrimin e SHBA në takim si “jashtëzakonisht shqetësues”.

Deklarata, nga një zyrtar i emëruar i ministrisë së jashtme, dha një pasqyrim shumë të ndryshëm nga ajo e dhënë nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, vetëm disa orë më parë.

Ai tha se ‘përparimi u bë gjatë vizitës së tij dy-ditore në Phenian’.

Është hera e parë që ai ka vizituar Korenë e Veriut që nga takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor. Takimi i liderit përfundoi me një premtim nga Kim për të punuar drejt denuclearizimit, por detajet se si kjo do të arrihet, mbeten të pazbuluara.

Një synim kryesor i Pompeo gjatë vizitës së tij ishte për të vendosur përkushtimin e Koresë së Veriut për çarmatimin.

Por deklarata e Koresë së Veriut, e transmetuar nga agjensia zyrtare e lajmeve të KCNA, tha se SHBA kishte dalë kundër shpirtit të takimit, duke vënë presion të njëanshëm në vend për të braktisur armët e saj bërthamore.

“Ne kishim parashikuar se pala amerikane do të vinte me një ide konstruktive, duke menduar se do të merrnim diçka në këmbim”, tha deklarata e Koresë së Veriut, duke paralajmëruar se “vendosmëria për denuklearizimit … mund të lëkundet”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: