TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza të forta për kryeministrin Edi Rama duke mos kursyer edhe epitetet më të rënda, si ‘i çmendur’, ‘me të meta mendore’. Kryemadhi i bëri thirrje anëtarëve të LSI-së të jenë nesër në 9:30 para Kuvendit për të mbështetur grupin parlamentar të kësaj force që do të kundërshtojë zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm nga maxhoranca.

“Ky njeri ka ikur shumë larg me shqiptarët dhe më lejoni ta them ne nuk kemi rrugë të tjetër. Ose duhet të mbyllim gojën ose të kthehemi në njerëz që nuk e pranojnë këtë realitet por të reagojmë me mënyra që i lejon ligji.
E them këtë si grua që ka hyrë në politikë fëmijë për të mos lejuar një njeri të çmendur që e ka kthyer këtë vend në një bazë të terrorit”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se ‘LSI është një nga partitë më të reja dhe shpresojmë se ky vend do të bëhet një ditë por nuk mund të bëhet kur pjesa më energjike dhe më e shkolluar e saj ikën nga Shqipëria’.

“Ju e dini shumë mirë që 55% e fëmijëve në shkollat 9-vjeçare dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Është një gjendje alarmante në kufijtë e intolerancës ndaj dhe LSI kërkon të institucionalizohet sot për të vijuar me hapa të tjerë. Duke nisur që nesër me grupin parlamentar për të mos lejuar shkeljen e kushtetutës. Kushtetuta një instrument që ruan balancat, që respektohet nga të gjithë. Nëse kjo Kushtetutë do të shkelet nga një maxhorancë, ne si grup parlamentar jemi shumë të qartë për të mos e lejuar këtë proces nesër në seancë dhe kërkojmë përkrahjen e të gjithë atyre burrave e grave, djem e vajza për të mos u bërë skllevër”, theksoi kryetarja e LSI-së.

Ajo tha se “Ky është një kryeministër që ka probleme mendore dhe ka probleme me sjelljen e tij sepse është i kapur nga krimi i organizuar”.

“Nuk ka investitor që mund t’ia pastrojë paratë, që t’i krijojë mundësitë Edi Ramës të pastrojë paratë e drogës. Nuk ka prokuror dhe prokurore që mund të fshehë 860 mijë euro të kapura në makinë. Nuk ka parlament të kapur që tenton të ndërtojë Edi Rama që të shpëtoj të ardhmen e tij. Shqiptarët të lodhur, të zhgënjyer nga politika shqiptare por duhet të besojnë tek vlerat e forcat e tyre, tek dëshira që kanë. Unë si Monikë, si nënë nuk do ta lë vetëm me një fjalim politik, si prezantim politik por misionin tim për ta ndaluar këtë mostër që po shpërbën familjen, po heq besimin që brezi i ri të ketë në familje. Shteti është kthyer në Escobar, në një krim dhe qendër të drogës. Kërkoj mbështetjen tuaj për të mbështetur grupin parlamentar që do të jetë në sallë. Ju kërkoj të jeni nesër në 9:30 para Kuvendit për t’i treguar këtij km lolo, të krimi dhe trafiku që koha e tij po mbaron. Nuk ka më asnjë minutë kohë”, theksoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: