Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kursi i këmbimit, Euro arrin nivelin më të lartë që nga maji

para euro

Euro ka arritur në tregun vendas nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj, duke u këmbyer me 133.58 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euro u zhvlerësua ndjeshëm përkundrejt lekut gjatë fushatës zgjedhore, ku nivelin më të ulët (kur u këmbye poshtë 132 lekëve) e shënoi më 27 qershor. Ekspertët e argumentuan rënien e valutës me shpenzimet e fushatës, të cilat si rrallë ndonjëherë nuk u kryen në monedhën vendase.

Euro vijoj e dobët gjatë gjithë sezonit veror, ndikuar edhe prej efekteve sezonale, si fluksi i turistëve dhe kthimi për pushime i emigrantëve.

Me përfundimin e këtyre efekteve, por edhe nën ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, ku euro po këmbehet në nivele të larta, monedha e përbashkët po fillon të forcohet edhe në tregun vendas, megjithëse pa kapur nivelin e një viti më parë.

Në të njëjtën datë një vit më parë, ndonëse kishte nisur zhvlerësimi i monedhës së përbashkët në vend, euro këmbehej me 137.45 lekë, rreth 3.8 lekë më shumë.

euro kursi





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.