Jeta jonë sot është thuajse e paimagjinueshme pa rrjete sociale. Ato na ndihmojnë që të jemi në kontakt me familjarë dhe miq, të gjejmë punë të re, apo edhe partnerin e jetës.

Megjithatë, publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

Më mirë mendoni dy herë para se t’i publikoni këto dy gjëra në rrjete sociale.

Datën e plotë të lindjes

Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

Numrin e telefonit

Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: