BELSH – Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh.
Dy persona janë konfliktuar me armë zjarri, si pasojë ka mbetur i plagosur.Mësohet se shkak i konfliktit është bërë një koshere blete. Shtetasi Adriatik Kasai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij
“Më datë 09.06.2018, rreth orës 21:10 pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi A.K., 43 vjeç, banues në fshatin Seferan, Bashkia Belsh,” njofton policia.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga veprimet e shpejta është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi L.Hysa 24 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh.
I plagosuri është trasportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
BalkanWeb
