TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve policie pasi dyshohet se merreshin me trafik droge.

Sipas Prokurorisë, 4 policët e kufirit Qafë Thanë, janë të dyshuar për veprën penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë, te cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Cështjeve të Brëndshme, për efektivet e policisë:

1.Clirim Pepa, pergjegjes turni

2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje

3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje

4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb