SHKODER-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ndërsa janë plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhet në gjendje të kritike për jetën.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, konkretisht një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy qytetarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme.
Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

54YHN
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb