TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Laçi që denoncon djalin e kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, një emër i përfolur shumë nga opozita, për të shkuarën e tij.

Qytetari që i shkruan Berishës ka publikuar një foto, të atij që supozohet të jetë djali i kryebashkiakut, Kejvi Bardhi në makinë me një armë pistoletë në prehër.

Ndërkohë që 1 vit më parë, në 20 tetor, Kejvi Bardhi, përplasi një makinë policie e cila ishte e ndaluar, ku humbi jetën dhe një prej efektivëve të policisë.

STATUSI I BERISHËS
Ne kemi pushtetin, kemi dhe armët!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! Sb
“Përshëndetje z.Berisha po të tregoj foton e djalit të Kryebashkiakut dhe kriminelit të Kurbinit që lëviz si sherifat me pistoletë në dorë nëpër qytet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb