IRAN– Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, e ka paralajmëruar Arabinë Saudite për “hakmarrje hyjnore” pas ekzekutimit të një kleriku shiit mysliman, i akuzuar nga Arabia Saudite nën dyshimin për mbështetje të terrorizmit.

Reagimi nga lideri iranian vjen disa orë pasi që protestuesit në Teheran të Iranit e kanë demoluar ambasadën saudite në Iran. Arabia Saudite, të shtunën ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës. Kleriku i shquar shiit mysliman, Nimr al-Nimrits, është në mesin e të ekzekutuarve.

Për shkak se kanë gjuajtur letra me flakë në drejtim të ambasadës saudite, autoritetet iraniane kanë thënë se i kanë arrestuar 44 demonstrues. Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka dënuar sot ekzekutimin e klerikut por edhe sulmet mbi ambasadën saudite, duke thënë se janë “totalisht e pajustifikueshme”, shkruan rel.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: