Prindërit në Gjermani dhe Norvegji janë njoftuar që disa smart-toys, lojëra ndërlidhëse me internetin, mund të bëhen të rrezikshme dhe të ndihmojnë hackersat dhe pedofilët për të vjedhur të dhënat e tyre personale. Objektet, shumë të dëshiruara të fëmijëve, sipas autoriteteve gjermane dhe norvegjeze, kukullat, orat dhe kukullat inteligjente kërcënojnë mbi të gjitha privatësinë e tyre.

Në Gjermani sipas asaj që raporton il Messaggero, organizmi i disiplinës së komunikacionit ka këshilluar prindërit të shkatërrojnë çdo lloj loje inteligjente sepse konsiderohet e rrezikshme për fëmijërinë e tyre’.
‘Pedofilët dhe ngacmuesit seksual mund të arrijnë lehtësisht të gjejnë vendin e fëmijës tuaj me këto lojëra’.

Në Norvegji ForbrukerRadet, një organizatë e pavarur që mbron konsumatorët, ka denoncuar këto lojëra të cilat japin mundësinë për të spiunuar, duke zbuluar spostimet fizike, jetën private të të vegjëlve nëpërmjet mikrofonave, telekamerave dhe blootoothit.

Edhe në SHBA, rreziku i lojërave spiune është theksuar edhe nga FBI, që ka evidentuar përdorimin e tyre për qëllime të këqija.
Këtu jeta private e të vegjëlve është mbrojtur edhe nga Children’s Online Privacy Protect Act, i cili jep një listë të website dedikuar të vegjëlve.
Një problem i cili është i destinuar të rritet. Sipas një analize britanike, shitja e lojëra inteligjente do të rriten nga 2.8 miliard në 2015 në më shumë se 11.3 miliard në 2020.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb