Mbi 220 mijë persona morën pjesën në shpërndarjen e çmimeve ‘SONY 2017’ për fotografitë më të bukura të bëra në këto 3 muaj të parë të këtij viti. MailOnline Travel ka shpërndarë disa prej fotove që triumfuan në kompeticionin e hapur, të cilat janë bërë nga fotografë amatorë.

Ato janë të kategorive të ndryshme, si natyrë dhe botë e egër. Më sipër do të shihni disa nga fotot më të pabesueshme të bëra, që nuk do t’ju duken si reale.

Çmimin e parë e mori foto e një fotografi nga Arabia Saudite ku duket një peshkatar kinez i cili bëhet gati me mënyrën e tij tradicionale të kapë peshk me rrjetë i hipur mbi një varkë bambuje.

Më 28 prill shpallen fituesit e fotografëve profesionistë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb