TIRANE-Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga arrestimi i nipit të diktatorit Enver Hoxha, Ermalit, kjo çështje nuk ka mbetur aspak në hije. Krahas organeve të drejtësisë dhe politikës, nuk kanë munguar edhe lajmet nga shtypi rozë që e kanë trajtuar arrestimin e bashkëshortit së këngëtares Rezarta Shkurta.

Lajmet rreth jetës luksoze që çifti bënte zunë vend menjëherë në faqet e para të gazetave. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ndër të parët që publikoi fotot e makinave që përdorte Ermali. Ajo që ne na ra në sy është se njëra prej tyre është përdorur edhe në një videoklip. Kjo makinë e markës “Corvette” është përdorur në klipin “Fire” të Bleros në bashkëpunim me Areva Gaçin. Deri më tani asnjë nga familja Hoxha nuk i ka konfirmuar që realisht që këto makina i përkasin realisht Ermali. Por nëse do të ishte kështu, do të kuptohej se Rezarta ka qenë ajo që i ka bërë një ‘nder’ Bleros, duke i huazuar për klip makinën luksoze.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: