TIRANE– Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit që i hap rrugë arrestimit të tij.

“Tashmë që është faza e fundit e diskutimit në komision, Gramoz Ruci nuk pranon që mediat të jenë mbrenda. Kjo është çështja më delikate që shqiptarët duan ta dinë. Rama dhe Tahiri duan të lënë në errësirë të vërtetën. Xhindet kanë dalë nga shishja dhe nuk futen dot brenda. Ajo që po ndodh tani është fakti se Rama dhe Tahiri kanë bërë një pakt mafioz dhe duan që të lenë të fshehtë që shqiptarët të kuptojnë të vërtetën. Nuk përballen dot me argumentin dhe duan që shqiptarët t’i lënë në errësirë” –tha Alibeaj.

Fjala e plotë deputetit Enkelejd Alibeaj:

Dua ta nis me falenderime për median. Ju keni bërë të mundur që të gjithë shqiptarët të ndjekin dhe të kuptojnë të vërtetën në mënyrë transparente të ndoshta skandalit më të madh që i ka ndodhur këtij vendi edhe kësaj qeverisjeje.

Ajo, përse kemi dalë këtu sot është fakti që tashmë që është faza e fundit e diskutimit në komision, e diskutimit e shtjellimit të argumentave tona, të gjithë  deputetëve edhe atyre të mazhorancës,  Gramoz Ruci nuk pranon që media të jetë brenda.

Ia kërkuam në bazë të rregullores . Rregullorja është fare e qartë në nenin 35 të saj thotë që mbledhjet e komisionit zhvillohen në prani të medias. Dhe nëse ka një kërkesë për ta bërë të mbyllur, kjo kërkesë hidhet në votë. Zoti Ruci e hodhi në votë dhe kërkesa e tij morin 5 vota, pra jo shumicën, sepse janë vetëm 10 anëtarë, të ndarë në dy pjesë të barabartë . Kjo është cështja më delikate që shqiptarët duan ta dinë, duan të kuptojnë dhe ajo që po ndodh tani është fakti që mazhoranca, Edi Rama, në pakt të plotë mafioz me Sajmir Tahirin, duan të lënë në errësirë shqiptarët, ti ndalojnë për të kuptuar të vërtetën, për të kuptuar një vërtetë që është e tyrja.

Eshtë pakt mafioz. Nën dritën edhe të provave që ju patë, i dëgjuat dje, por edhe provave të dhëna  sot nga ana e  prokurorisë, tashmë ka ndodhur një gjë. Xhindet kanë dalë nga shishja. Kanë dalë nga shishja dhe nuk futen më brenda. Kjo është ajo cfarë duan ti fshehin tani shqiptarëve.

Nuk përballen dot me argumentin, duan që shqiptarët ti lënë në errësirë për të mos kuptuar, për të mos mësuar, se cila është e vërteta e këtij skandali të madh e përfshirjes, jo vetëm të ministrit të brendshëm në këtë aferë, por dhe më lart sesa aq.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: