TIRANE– Pas protestës së 27 janarit kundër qeverisë, është mbledhur sot grupi parlamentar i PD. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se gjatë mbledhjes Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë fort frymën e 27 janarit. Gjithashtu Basha ka kërkuar nga deputetët që në çdo komision apo seance të vijohet me frymën e protestes.

Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se më herët është mbledhur kryesia e grupit, ku mësohet se është diskutuar për projekt ligjin për aeroportin e Vlorës dhe dialogun me Greqinë, çështje që do diskutohen edhe në grupin parlamentar të PD.

Burime nga PD bëjnë me dije për “BalkanWeb” se PD është kundër kundër marrëveshjeve që janë në disfavor të Shqipërisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: