TIRANE –Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar.

Ajo u shoqërua me tensione të shumta, dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e sotmja. Kjo pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve.

“Cilat ishin shkaqet që cuan në humbjen e thellë në zgjedhjet e qershorit,” kjo pritet të diskutohet sot raportoi gazetarja Elda Menga për BalkanWeb.

Kryetari Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

-të ngrihet një gru proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nenkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anetaret e kryesise Malko e Imami,” ka thënë ai.

Mbledhja e cila organizohet në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, temë diskutimi do të ketë eedhe caktimin e datës së Kuvendit.

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: