TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët e Shqipërisë në botë. Në aktivitetin me temë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, në Tirana Business Park, kreu i Qeverisë është ndalur tek rëndësia e tërheqjes së investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë.

Kryeministri Rama tha se është i rëndësishëm promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit.

“Duhet të komunikojmë me fakte në dorë për të gjithë ata që janë të interesuar, apo të nxirim të tjerë për potencialet që ofron vendi ynë. Ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar në vendin tonë posaçërisht në turizëm, padyshim edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, çka ka ndodhur edhe më parë. Besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, dhe të ngjallim interes tek investitorët e huaj, për të shfrytëzuar këto potenciale”, tha kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb