Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta sheh videon e batutave Rama-Basha dhe qesh: Po iu ndodh si vjehrrës sime me doktorin

Metaa

TIRANË- Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka shpërthyer në të qeshura kur Arjan Çani i tregoi videon e batutave mes Ramës e Bashës tek Kryesia e Kuvendit, para arritjes së marrëveshjes.

Pasi e pa parë Meta nuk e kurseu një krahasim dhe futi në “lojë” vjehrrën e tij kur tha se: “Më duket se po ndodh siç më ndodhi mua me doktorin. Kur e njeh kundërshtarin nga afër është më ndryshe, ndikon. Dhe kjo është gjë e mire. Vjehrra ime kur bëmë koalicionin me PD-në e kishte tmerr doktorin, pastaj kur e dëgjonte tha, po që më pëlqen ky mua. Kështu po iu ndodh edhe këtyre më duket”,- tha Meta duke qeshur.

BATUTAT QE SHKEMBYEN RAMA E BASHA
Pak minuta para se të fillonte tryeza e partive parlamentare e thirrur nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit. Por vetëm pak minuta pasi kishte nisur komunikimin me gazetarët, pas krahëve të tij u shfaq Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Shefi i qeverisë, pasi priti pak çaste e kapi Bashën për krahu gjatë transmetimit live duke i kërkuar të ngjitej në zyrën ku po zhvillohej takimi. Por Basha, pa e kthyer kokën i sugjeroi të shkonte para pasi aty kishin punë dhe jo para gazetarëve.

EDI RAMA: Hajde pra tani, ç’a pret? Erdha unë (E kap Bashën për krahu)
LULZIM BASHA: Shko aty, se aty kemi punë, jo këtu
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.