NGA MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE
-Agjencia britanike në korrik 2015 nxjerr raportin e parë mbi cilësinë e universiteteve shqiptare. Drejtori i Agjencisë gjatë një interviste për News24, deklaroi se janë në fazën e planifikimit dhe hartimit të programit për këtë proces ndërsa eksperët në terren do të jenë dy britanikë dhe një shqiptar. Metodologjia e ndjekur për akreditim do të jetë me parime Britanike por të bazuara në standardet shqiptare dhe europiane.

Akreditimi universiteteve, flet për News24 drejtori i Agjencisë britanike QAA, Stephen Jackson.

Dr. Stephen Jackson, ju nenshkruat nje marreveshje me Ministrine e Arsimit, cfare permban kjo marreveshje dhe si do te filloje puna juaj ?

Isha shumë i kënaqur që mora pjesë më ceremoninë e djeshme e cila shënon një zhvillim shumë domethënës mga pikëpamja e QAA-se për të zhvilluar një marrëdhënie dhe partneritet me Agjensinë e Cilësisë në Shqipëri.Është një sipërmarrje e përbashkët, po punojmë me agjencinë vendase për të zhvilluar një sistem akreditimi i cili do të sjellë ekspertizen e agjencise QAA nga Mbretëria e Bashkuar në proçeset që do të përdorim në Shqipëri për akreditimin e institucioneve.

  1. Ky proces ndodh per here te pare ne Shqiperi, a keni informacione paraprake per gjendjen e universiteteve shqiptare?

Kam disa informacione. Kjo është vizita ime e dytë në Shqipëri dhe kam marrë orientime rreth mënyrës aktuale të zhvillimit të procesit të akreditimit dhe gjithashtu jam i informuar per situaten e ri-liçensimit te disa institucioneve në Shqipëri por nuk mund të themi që ne dimë çdo gjë.

Ne do të kalojmë përmes një proçesi orientimi dhe përgatitje para se të fillojmë aktivitetin aktual të shqyrtimit , duke bashkëpunuar me agjencinë shqiptare të cilësisë, për të kuptuar rrethanat dhe institucionet individuale.

 

  1. Sa është numri ekspertëve që do të jenë në terren, sa kohë do të zgjasë monitorimi dhe kur pritet të dalë raporti përfundimtar?

Për momentin po planifikojmë të përdorim një grup shqyrtimi të përbërë prej tre ekspertesh, 2 nga Britania dhe 1 nga Shqipëria, por mund të ketë ndryshime në varësi të përmasave të institucioneve. Ne do të bëjmë shqyrtime të fushave akademike brenda institucioneve keshtu që mund të na duhet të shtojmë specialistë të tjerë për të reflektuar fushat e ndryshme akademike.

Për sa i përket raportit përfundimtar, Ministrja e Arsimit dëshrion të shohë disa rezultate nga ky proces deri në fund të vitit akademik aktual, që do të thotë në korrik të 2015.

Nuk mendoj se do të jetë e mundur të mbulohet i gjithë programi brenda këtij afati kohor. Ne do të kemi bërë një numër shqyrtimesh gjatë këtij viti akademik por për momentin jemi në fazat e para të planifikimit dhe hartimit të programit për procesin e shqyrtimit. Sapo të kemi këtë informacion do të jemi më të qartë se sa kohë do duhet për të përfunduar.

  1. Ka përshtatje apo ndryshim kriteresh specifike për Shqipërinë apo ato janë standarde?

QAA aplikon të njejtat standarte dhe një metodologji të vetme për të gjitha universitetet në Britani dhe nuk presim që t’i përdorim ato ekskluzivisht në kontekstin e Shqipërisë.

Do të zhvillojmë një metodologji e cila do të jetë e përshtatshme për rrethanat e veçanta për institucionet në Shqipëri e cila do të bazhohet në parimet dhe metodat që përdorim në Mbretërinë e Bashkuar por gjithashtu do të fokusohet në standartet kombetare shqipëtare për Arsimin e Lartë dhe ato Evropiane. Këto janë dy pikat kryesore të referimit që do të përdoren për shqyrtimin.

Do të përpilojmë një dokument udhëzues për universitetet duke cilësuar fushat që do të shqyrtohen.Po punojmë për një manual për metodologjinë e shqyrtimit, dhe institucionet do të kenë detaje se cfarë informacioni duhet të përgatisin për shqyrtimin. Mendoj se fushat kryesore do të përfshijnë çeshtje që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë së brendshme, pra do të shikojmë mënyrën sesi universitetet menaxhojnë përgjegjësitë e tyre për sigurimin e cilësisë dhe të sigurohemi që këto procese dhe praktika të funksionojnë si duhet.

  1. Cfarë do të thotë një universitet shqiptar i akredituar nga “Quality Assurance Agency for Higher Education”

Mendoj se është shumë e rëndësishme nga pikëpamja e angazhimit të universiteteve Shqiptare në atë që po ndodh përgjithësisht në fushën e Arsimit të Lartë Evropian. Ajo që une shpresoj të arrijmë nga ky proces është që universitetet shqiptare duhet ta kuptojnë që kanë nevojë për standartet e përgjithshmë të  Arsimit të Lartë Evropian për të konkuruar në mënyrë efikase në fushën e Arsimit të Lartë Evropian e cila tani është zgjeruar shumë dhe po punon drejt harmonizimit të marrëveshjeve përmes procesit të Bolonjës.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb