TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u ka dhënë zgjidhje naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit për njërën nga kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për statusin e naftëtarit, kërkesë të cilën ata e kanë parashtruar edhe në protestat e tyre dhe takimet e zhvilluara në ministri, më herët.

Gjatë videokonferencës që kryeministri Rama ka zhvilluar paraditen e sotme me naftëtarët, ata kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre, duke theksuar vijimin e punës në rafineri garantimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura, si dhe zbatimin e statusit të naftëtarit.

Në përgjigje të kërkesave të tyre, ministri Gjiknuri ka garantuar naftëtarët se çështja e statusit do të marrë zgjidhje.
Ai u ka thënë naftëtarëve të Ballshit se ata do të jenë të parët që do të marrin statusin.

“Çështja e statusit të naftëtarit do të marrë zgjidhje. Problemi juaj do të trajtohet me përparësi. Në komisionin për dhënien e statusit, ju do të keni përparësi, do të jeni të parët që do merrni statusin. Mjafton vetëm bashkëpunim”, u shpreh ministri Gjiknuri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb