KOSOVE – Qeveria e Kosovës nuk do të vendosë taksë për Rrugën e Kombit, si kundër ajo shqiptare. Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharku, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” është shprehur se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk ka në plan vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë.

“Deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës. Të them të drejtën, aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tashmë ta shpallim një tender, unë besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”,- ka thënë ministri Zharku për gazetën “Zëri”.

Qeveria shqiptare ka planifikuar që çdo qytetarë do të duhet të paguajë një tarifë prej 5 eurosh për të kaluar në të.
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb