GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka folur për zgjerimin e BE si dhe Ballkanin.

Ministri gjerman ka thënë se nëse Ballkani lihet jashtë BE do ketë pasoja fatale, ndersa është pro hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por me disa kushte.

Heiko Mass është shprehur se Shqipëria ka bërë reformë ambicioze në drejtësi.

“Do ketë pasoja fatale nëse e lemë Ballkanin jashtë BE-së dhe ndalojmë reformat e ndërmarra. Shqipëria ka bërë një reformë ambicioze në drejtësi dhe jam pro hapjes së negociatave për Shqipërinë si dhe për Maqedoninë, por duhet të shoqërohet me disa kushte. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Krijimi i stabilitetit në vendet fqinje do të jetë prioritet i BE”- ka thënë ministri gjerman.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: