Nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në Maqedoni, kështu ka vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Luksemburgut, Zhan Aselborn pas takimit të tij të sotëm me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.

“Besoj se tri pika janë të rëndësishme. E para është se nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në shtetin tuaj. Qeveria ka bëra përpjekje të mëdha. Jam i kënaqur edhe pse opozita u kthye në Kuvendin e Maqedonisë. E dyta mendoj se Greqia dhe Maqedonia asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jam optimist që pas publikimit të Raportit se viti 2018 do të jetë vit i rëndësishëm për shtetin tuaj”, ka thënë Aselborn.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov gjatë takimit me Aselborn ka njoftuar këtë të fundit me zhvillimet politike në Maqedoni dhe procesin e negociimit për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: