Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ministri Xhafaj takon Kukan dhe Pitella në Bruksel, çfarë thanë eurodeputetët

24829377_369751940117315_1573321524_n

BRUKSEL- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella, gjatë vizitës në Bruksel. Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se egziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Eurodeputeti Kukan nënvizoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor.

“Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ministri Xhafaj e falënderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.
24898993_369751933450649_593780809_n

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Ministri Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.