TIRANE – Opozita nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të anulojë votimin e ligjit të Teatrit.

Dy krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, i kanë kërkuar Gramoz Ruçit që ta shpallë votimin të pavlefshëm.

“Në votim kanë shënuar deputetë që s’kanë qenë prezent. Votimi i ligjit është i falsifikuar, antikushtetues dhe nul,” shkruhet në shkresë.

Sipas opozitës në votimin e bërë për projektligjin e Teatrit Kombëtar, ka pasur vjedhje votash. “Pranimi i votimit nul është fundi i parlamentit,” shprehet opozita.

Projektligji për Teatrin Kombëtar u miratua mbrëmë mes shumë tensionesh në Kuvend me 75 vota pro. Anëtarët e opozitës nuk votuan madje hodhën kartonët e kuq në drejtim të kryeministrit Rama.

komunikate

lista e votimit dok 21 dokumenti2 dokumenti2

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: