BRITANI E MADHE – Catherine Byrne u regjistrua dy javë në universitet për të siguruar një kredi studentore prej 14 mijë paund, me të cilat ma pas ajo realizoi një ëndërr të sajën, të zmadhonte gjoksin.

Ajo kishte aplikuar për të studiuar psikologji, për në mendjen e saj ishte gjithçka e qartë, “në momentin që do të siguronte kredinë ajo do të braktiste menjëherë universitetit”. Kredia për të financuar pagesat e shkollimit, për qira dhe libra, përfundoi në një klinikë për zmadhimin e gjoksit.

Catherine Byrne ka thënë se nuk kishte asnjë qëllim që të studionte, por me 14 mijë paundët e marra zmadhoi gjoksin dhe bëri botoks.

29-vjeçarja, e cila nuk ka ndërmend që të shlyejë më kredinë tha se dëshironte të bënte gjoksin pasi i vinte turp nga gjoksi i vogël dhe nuk vishte dot bikini. Ajo tha se gjoksi i madh do ta ndihmonte të ectë në karrierë e saj si modele erotike.
Por a nuk do ta kishte më të sigurt të ardhmen kjo e re britanike nëse do të kishte zgjedhur të vazhdonte universitetin?
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb