RUSI– Ushtria ruse do të mbajë në Siri sistemet e saj të mbrojtjes antiajrore më modernet, njoftoi sot shefi i administratës presidenciale ruse, Segei Ivanov, por pa konfirmuar llojin e predhave për të cilat bëhet fjalë.

“Ne do të mbajmë një mbrojtje efikase për pjesën e kontigjentit që do të qëndrojë në Siri, kryesisht me mjete mrojtëse në tokë, në det dhe në ajër”, deklaroi Ivanov i cituar nga agjencitë ruse.

Valdimir Putin kishte bërë të hënën një deklaratë surprizë, që i dha fund pranisë së ushtrisë ruse në Siri që kishte filluar më 30 shtator.

Ndërkohë që një grup i parë avionësh transportues dhe bombarduesish rusë u nis drejt Rusisë në kuadrin e tërheqjes nga Siria të shumicës së kontigjentit ushtarak rus.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: