ELBASAN- Qyteti i Elbasanit, Librazhdi dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq. Stuhi të fuqishme ere dhe shiu kanë përfshirë vendin pasditen e sotme.Moti i keq ka sjelle probleme edhe ne qytetin e Durresit. Kanë mjaftuar vetëm pak orë me shi dhe disa nga rrugët e qytetit janë përmbytur.

News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar pamje nga përmbytjet në qytetin bregdetar. Situata paraqitet problematike në zonën e Ish-kënetës, dhe në rrugën “Aleksandër Goga”. Shkak i përmbytjeve është bërë mosfunksionimi I kanalizimeve. Shirat e dendur kanë shkaktuar probleme edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. prej 5 orësh komunat Kolsh dhe Zejmen në Lezhë janë pa energji elektrike.



(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: